TEKSTI ORIGJINAL

Kënga e Çanakalasë

Çanakala mrenda
prej Stambollit,
Lumja nana ku po t’ çon
Karshi dushmanit,
Për të ritë tonë aman!

(Lumja nana e ka djalin
E çon para dushmanit
Per t’ ritë tonë medet!)

Çanakala mrenda,
topi bubullon,
Kur po binte gjylja n’ va.
Aty ujë gufon,
O për të ritë tonë aman!

Canakala mrenda
N’ at’ fushë t’ mejdanit,
Aty ishin mbledhun,
Trimat e xhihanit,
O për të ritë tonë aman!

Çanakala mrenda,
U vrava, u varrova,
Edhe pa m’ dalë shpirti, o vlla
Varrin e kërkova
O për të ritë tonë aman!

Çanakala mrenda,
Na u ba terr e zi,
T’ vramit e t’ varruemit
Nën çadra tuj shti,
Për të ritë tonë medet.

Çanakala mrenda,
Nisi me ra shi,
Nat zavall të shpirtit, vlla,
M’ murrë mall për ty
O për të ritë aman!

Çanakala mrenda,
Nji bunar n’ mjedis,
Mos e pini ujtë, o vllazën,
E kanë zeherlisë,
O për të ritë tonë medet!

Dola prej Stambollit,
Me pa salamet
Nanës dhe babës tonë
Ju këput ymri krejt,
Për të ritë medet!

Çanakaka mrenda,
Na mbloj tymi i zi,
Urdhni erdh prej Mbretit
Hyxhym me syngji,
Për të ritë tonë medet!

Çanakala mrenda,
Dola me një skrep,
Ballanat po shkojë përpjetë
Katunet tuj djegë,
O për të ritë tonë medet!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024