TEKSTI ORIGJINAL

Strofa 1
Muzgu i bukur, azgjë nuk premton,
nëse fytyrën s’ma mban në duar/
Sonte e vetme unë do kërcej/
Dua që nata, të m'gjej gëzuar/

Mbremje e zakonshme do jetë kjo/
Nese nuk vjen për t’më takuar/
Ti e di mirë, se ka shumë kohë/
Që zemrën time, e ke fituar/

Ëndrrat kurrë s’ti kam treguar/
Shpesh prej tyre kemi gabuar/
A do t'ketë rikthim në pafajësi?/

REF
Një fjalë të bukur ti e ke/
Tani është koha për ta dëgjuar/
Ti mos ki frikë, se hëna fle/
Dhe shpirtrat tanë jane të zgjuar/
Nëse dyshon se pranë më ke/
Ti pak më fort shtrëngoi duart/
Dy sy të njomur prek atje/
Se dashuria i ka ndriçuar/

Strofa 2
Gjatë e kam pritur këtë mëngjes/
Puthja e parë, për të më zgjuar/
Dua që sot të ndihem princeshë/
Si në përrallat që kam harruar/

Jo ti premtime nuk dua të bësh/
Ndjenja është njëlloj e bekuar/
Sot asnjë fjalë nuk do ketë vlerë/
Nuk do ketë forcë për të treguar/

Ëndrrat kurrë s’ti kam treguar
Shpesh prej tyre kemi gabuar/
A do t'ketë rikthim në pafajësi?/

REF 2x

Muzgu i bukur, azgjë nuk premton,
nëse fytyrën s’ma mban në duar/
Sonte e vetme unë do kërcej/
Dua që nata, të m'gjej gëzuar/

Ëndrrat kurrë s’ti kam treguar/
Shpesh prej tyre kemi gabuar/
A do t'ketë rikthim në pafajësi?/

Muzika- Pirro Çako
Teksti- Olti CURRI

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024