Teksti Origjinal

Ja, buzëmbrëmje ësht' tani
Un' me ty jam përsëri
Ç'lumturi.

Po, në një moshë pranvere jan'
Globit tonë anemban'
Me mijëra zemra bashkmoshatar'.

Ja, rra një shok diku atje
Globi ndjen t'i happen plag'
Dhe qielli skuqet nga gjaku i tyre
Si një flamur i madh.

Më thot' gjaku, mos harro!
Moshatarët që nga plumbat bien
Është gjaku trëndafil Lirie
Dritë shprese për atdhe kush ngrihet
Në botë

Drejt së ardhmes ti vrapo,
Se zjarr ke zemrën,
Flamur ke këngën,
Bashkohen zemrat si vargmal
Iu ndrin një ideal.

Jo, globi s'fle i qetë sot,
Kontinentet ndizen zjarr,
Është zemra jonë me ty, moshatar.

Ja, rra një shok diku atje
Globi ndjen t'i happen plag'
Dhe qielli skuqet nga gjaku i tyre
Si një flamur i madh.

Më thot' gjaku, mos harro!
Moshatarët që nga plumbat bien
Është gjaku trëndafil Lirie
Dritë shprese për atdhe kush ngrihet
Në botë

Drejt së ardhmes ti vrapo,
Se zjarr ke zemrën,
Flamur ke këngën,
Bashkohen zemrat si vargmal
Iu ndrin një ideal.

O o o o o mos harro!

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020