Teksti Origjinal

1.
Kur isha femi kujtoj puthjet e nenes
Dhe dashurine qe me rrethonte
Kaluan kohe e kurre se besoja
Qe dashuria do me mungonte...

2.
Ma thuaj ti , ta them dhe une
Pse na mungon kjo ndjenje kaq shume
Pa gjume nder nete une kam qendruar
Pse dashuria sot eshte harruar

3.
Kemi nje qiell mbi koken tone
Te gjithe besojme tek Perendia
Pyesim gjithe njerezit ngado qe shkojm'
Pse eshte harruar dashuria?

4.
Qetesoje Boten pra Perendi
Ti mbreteron dhe gjithesine
Ndonese rrethuar me xhelozi
Na ler te lutem vec dashurine.

5.
Perse , perse, rrojme zemeruar?
Pa shihni pak lotet e femijeve!
Puthja e Nenes sec mu kujtua
Kur ishte Koha e Dashurive....

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019