Teksti Origjinal

Me ni tufë lule t'bardha n'dorë,
moj syzez moj lule borë.
Shumë të prita n'Ulpianë,
zemra m'rrahte si kembanë.

Si kembanë e ndonjë kalaje,
kur jap lajmin e ndonjë hataje.
Si kembanë e ndonjëkalaje,
kur jap lajmin e ndonjë belaje.

Ref: 4x
Hajde çikë e Ulpianës
tregoj babës, tregoj nanës
Hajde çikë o syni zi
Ma sjell kohën me dashni.

Shumë të prita kurrë se dita,
na ra terri kur se prita.
Na ra terri e mbuloj nata,
sa fort rreh kjo zemër ngrata.

Si kembanë e ndonjë kalaje,
kur jap lajmin e ndonjë hataje.
Si kembanë e ndonje kalaje,
kur jap lajmin e ndonjë belaje.

Ref: 4x
Hajde çikë e Ulpianës
tregoj babës, tregoj nanës
Hajde çikë o syni zi
Ma sjell kohën me dashni.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020