Teksti Origjinal

Kush po qet allti pa u nal
nihen krismat n`shtat mahall
po qet baba e krejt po kallet
u nis dasma e gzimi s`nalet

Fort po lujn motrat me bija
o po lujn dajt po lujn vllaznija
veq po shkon tuj rrit shyhreti
se kan marr nuse per qefi

ref:2x
Po i shkojn nanes lot prej gzimi
shkon perpjet flaka dhe timi
kerset pushka e dridhet mali
veq per gzim jo per inati

Paskan shku nusen me marr
miku para u paska dal
bjen tupani e qiftelija
perhajr mik tkoft miqasija

Perhajr mik tkoft miqasija
o nkom na u qu o bab zotnia
krisi pushka pushk prej gzimi
krejt mahalles na i dul timi

ref:2x
Po i shkojn nanes lot prej gzimi
shkon perpjet flaka dhe timi
kerset pushka e dridhet mali
veq per gzim jo per inati

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019