TEKSTI ORIGJINAL

Asnjeri se kupton, se çka te mbulon,
Si nje mjegull mjegulluar,
dhe kur koha kalon, si mund ta besoj,
Se kjo toke s'eshte akulluar.

Dashuria mendoj, e vertete ose jo,
do nje jete per ta gjykuar,
asnjeher nuk mbaron,histori qe gjurmon,
gjurmet tua su shterruan.

REF:
Sa mall qe kam
per syte e tua
dhe po e ndiej
se ende te dua
i vetem jam
i dashuruar
si diell qe lind
nga drite e shuar

Sa here qe degjon, mendon ne gabon,
tjeter jete per te jetuar,
e pamundur me thon, dhe kjo me mundon,
se si bota akulluar.

REF:
Sa mall qe kam
per syte e tua
dhe po e ndiej
se ende te dua
i vetem jam
i dashuruar
si diell qe lind
nga drite e shuar.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024