TEKSTI ORIGJINAL

E kam pas ni shok,
në gurbet pat dalë,
Harroj se dikush,
Zemrën ja kish fal.

Zemra që e deshti
E priti me vjet
E ai e kish ndrru
O emrin e vet

[2x]
Ku je shok, ku je vlla
M'paska marr malli me t'pa
T'ka mashtru kjo botë e madhe
Po dashninë s'e blenë me pare

Një natë u takuam,
Diku n'diasporë
Ai me përshëndeti
Me një gotë në dorë

S'di çka kisha dhanë
Ashtu mos me e pa
Ai me xhepin plot
Kish mbet fukara

[2x]
Ku je shok, ku je vlla
M'paska marr malli me t'pa
T'ka mashtru kjo botë e madhe
Po dashninë s'e blenë me pare

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024