TEKSTI ORIGJINAL

Hej ti na erdhe Pamvarësi
Lot e gjak ne ty janë shkri
Sa shumë njerz me mallë kanë vdekë
Edhe sytë qelë ju kane metë
Sa shumë trima kanë luftu
Për këtë ditë që jemë tuj knu
Si shqiponjë kanë fluturu
Ty Kosovë në kamë tkan qu
Për me ditë krejt bota mbarë
Heu se nKosovë paska shqiptarë

II

Hej oj Kosovë për ty po knojmë
a e din sa shumë të dojmë
Plot me gzime lot tuj derdhë
Me flamur sot tkemi pshtjellë
Sikur nuse tkemi ba
Nanë Shqinija don me tpa
Don met pa perhajr met thanë
Edhe doren me ta dhanë
Me u bashku si kurrë ma parë
O përhajr tqoftë dhe ty moj nanë

III

Hej amanet mu ma ka lanë
Baba plak sa ishte gjallë
Kur të vjen edhe kjo ditë
Ti te varri du mem ardhë
Memë dal njëhere përballë
Përmi dhe që mu mka nxanë
Me ma vnu plisin e bardhë
E një gotë përplot raki
Që kurrë ngojë nuk kam shti
Mema derdhë mbi dhe të zi
Me festu bashkë me ty
O për Kosovë e për Shqipri

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024