TEKSTI ORIGJINAL

Një lulishtë me trëndafila
Është parajsa e vërtetë
T’a kam njoftë moj bukurinë
Qush se t’ka lidhë nana në djep

Dola n’bashqe me mbledh lula
Kur papritmas erdhi pula
Ajo pula me klarinetë
O sa lezet

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’amëltore

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’amëltore

Erdh pranvera , qel qershija
E unë e ti rrimë te shpija
O në krevet, o sa lezet
O në krevet, o sa lezet

Dal nga dal po vjen behari
Nëpër fusha rritet bari
O s’ka krevet, o sa lezet
O s’ka krevet, o sa lezet

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’qebaptore

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’qebaptore

Ky marak, maraku i shkretë
Nuk më lën zemrën e qetë
Kapak siklet, o sa lezet
Kapak siklet, o sa lezet

I vujtun jam në kët jetë
Sa të rroj e të vdes
A medet, o sa lezet
A medet, o sa lezet

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’barnatore

O me këngën popullore
Në zemrat tona bashkëkohore
E unë e ti
N’barnatore

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024