TEKSTI ORIGJINAL

Hajde, hajde Keqo Hyseni,
ndjeu Gjakova djal Prizereni,
ndjeu Gjakova djal Prizereni,
qysh me i vra 20 vet nje njeri.
Ore Keqo, ore budall,
cka ke lyp n'Gjakove me ardhe,
cka ke lyp n'Gjakove me ardhe,
m'ka qu nana nje oke kryp me marr.
Nje oke kryp e i pare aponga,
pak barut-o neper dugoja,
pak barut-o neper dugoja,
Bylykbash te hupi rranja.
Bylykbash te hupi rranja,
t'hupi rranja, t'hupi fara,
tuk se i dole Keqës perpara.
Krisi pushka e u ba beteri,
vrau caushin e tan' asqerin.
Krejt Gjakova po ban seri,
kurr me sy s'kem pa k'si njeri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024