TEKSTI ORIGJINAL

Nga tokë e djegur nisen përsëri
të ndjekur gra e fëmijë
shtëpinë në flak, poemë e shkruar gjak
mos qaj për ne Kosovë
në sy trishtimi nuk e di ku shkoi
jap premtimin që do të kthehem
ta lulëzoj fushën, shtëpinë ta ndërtoj
mos qaj për ne Kosovë

Ref:
Shiu, fortuna, stuhi me shekuj mbi shqiptarin
ti mos qaj për ne Kosovë
do ta përballojmë acarin
Shiu, fortuna, stuhi me shekuj mbi shqiptarin
ti mos qaj për ne Kosovë
ruaj lotë e shuaj zjarrin
Nga tokë e djegur, nën hije pluhur
rriten fëmijët aq të bukur
do të jetojnë, ardhmëria jonë
mos qaj për ne Kosovë
I ftohtë shiu, fryen acari
le të ngrijë, le të shuhet zjarri
dhe nga qielli mos të shuhet dielli
mos qaj për ne Kosovë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024