TEKSTI ORIGJINAL

Pse m’i dogjën lodrat, pse ma prishën nurin
Për ushqim kam krismat, për jastëk kam gurin
A do ta shoh babin, a mos e kanë vrarë?
Mami nuk përgjigjet, ditë e natë tuj qarë.
-Çfarë të them e mjera, kë të pyes vallë?
Lajme sjell veç era që fryn si e marrë
Pyes zogjtë e malit dhe prapë të mërzitur
Mbi djepin e djalit vdekja duke pritur..
-Le të fryjë murlani, do të bjerë shi
Babi do na kthehet, do na sjellë liri
-Babi po të vritet, më la amanet
Vllau sa të rritet ka pushkën e vet
A më ban pak dritë ti moj hanë e malit
sa t’i shkruaj letër që nga bjeshka babit
-Çfarë të them e mjera, kë të pyes vallë?
Lajme sjell veç era që fryn si e marrë
Pyes zogjtë e malit dhe prapë të mërzitur
Mbi djepin e djalit vdekja duke pritur
Le të fryjë murlani, do të bjerë shi
Babi do na kthehet, do na sjellë liri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024