TEKSTI ORIGJINAL

Ej ej ej ej

Kaçanikut i raft pika
Nuk e din se çka eshte frika
Nand sahat tuj therr me thika
Hej more hej x2

Çesht kjo gryke mizore
Frigen po ma shtin
Pas çdo gur e shkrepi
Nis shqiptar po viin..
Grykes se Kaçanikut
Jo s'i thone shaka
Varg kushti i armikut
Tmerr edhe hata more hata

Ref...x2
Dergut pasha mor dërgut
Kaçanikun mos e nguc
Mos e nguc e len rehat
Merr ushtrin e kthehu prap
Pash more zagar

Zbardh edhe kjo dite
Pash mor pse po ik
Mos mendon se kup
Ta mbrijm gjithe ne Shkup
Ku do t'pret litari
Jo s'te fal shqiptari
Edhe ne vdeksh te ngjallim
Hakun do ta marrim pash mor hej

Ref...x2
Dergut pasha mor derkuc
Kaçanikun mos e nguc
Mos e nguc e len rehat
Merr ushtrin e kthehu prap
Pash more satrap

Ej ej ej ej

Kaçanikut i raft pika
Nuk e din se çka eshte frika
Nand sahat tuj therr me thika
Hej more hej x2

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024