TEKSTI ORIGJINAL

C'jane kta Gure te bardh e te zi
Dikush Krushqit na i ka ngri
Na i ka ngri e i ka ba Gur
O Krushqit ton o me Flamur eee

N'Dardani bjene nji Tupan
Krushqit vijne me kapuc t'bardh
Cili asht Krushku i pare qe prin?
Heu asht Flamuri kuq e zi eee

Cili asht Krushku i dyte me radh?
Skenderbeu me shpaten zjarr
Krushku i tret o asht Naimi
Heu Mic Sokoli thrret kushtrimin

Njemije vjet ecen kta Krushq ee
Si e ka emrin kjo Nuse?
Liri emrin asaj ja thone
Heu lind e rrit me gjakun tone

Nusja jone o kurr nuk vritet
Cdo pike gjaku ajo rritet
Ku e derdh Shqipetari gjakun
Heu nalt Liria me Bajrakun ...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024