TEKSTI ORIGJINAL

Ditët e mërzisë janë si shiu i vjeshtës
Gjethet e trishtim binë qilimit heshtjes
Fundit të liqenit i zgjojnë uturimat
Qiejve të braktisur ikin bubullimat

Shkojnë e vinë kujtimet e përplasin derën
Në kristale ngricash e shndërrojnë pranverën
Stina ik nga stina pelerin e zezë
Mbi orët e mia resh e resh krahnezë

Refreni:

Ditët e mërzisë eh si vijnë papritur
Me një parambrëmje e qirinjë të fikur
E ndezin një mall e derdhin një lot
S'bashku me vetminë ngrejmë dollin e kotë

Zogu i plagosur luhatet n'majë t'plepit
Endrra e harruar nuk i qaset djepit
Nuk e do ninullën nuk e do as gjumin
Gjithcka ik përvajtshëm
Me valën e lumit

Shkojnë e vinë kujtimet e përplasin derën
Në kristale ngricash e shndërrojnë pranverën
Stina ik nga stina pelerin e zezë
Mbi orët e mia resh e resh krahnezë

Refreni:

Ditët e mërzisë eh si vijnë papritur
Me një parambrëmje e qirinjë të fikur
E ndezin një mall e derdhin një lot
S'bashku me vetminë ngrejmë dollin e kotë!

Ditët e mërzisë eh si vijnë papritur
Me një parambrëmje e qirinjë të fikur ...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024