TEKSTI ORIGJINAL

...Deshta t'nxjerr një varg malli nga zemra
e të thurrë një këngë për ty,
Por ti këngë je e shkuar këngë...
Ti je vetë poezi.
Mblodha gurë e drurë,
e mora dheun ti shtryll shekujt kah vrapojnë,
Nëpër lugje,shtigje, maj maleve...
Krojet tua jetë burojnë.
Do të nisem varg maleve,
Këmbë zbath do doja të nisem unë...i pa gjumë...
Për pak tokë e për pak qiell o nënë
Zogj pëllumbash paske shumë!
O Drenicë, o diell !!!
Diell i fale kombit nëpër vite...
Sa kush deshti ty të të ngjajë o Nënë,
O Drenica ime...

N'thinjat tua të bardha si mal me dëborë,
Mbulojë këngë e dashuri..
Sa legjenda mban ti në krahrorë,
Aq sa yjet në gjithësi.
Mblodha gurë e drurë,
e mora dheun ti shtryll shekujt kah vrapojnë,
Nëpër lugje,shtigje, maj maleve...
Krojet tua jetë burojnë.
Do të nisem varg maleve,
Këmbë zbath do doja të nisem unë...i pa gjumë...
Për pak tokë e për pak qiell o nënë
Zogj pëllumbash paske shumë!
O Drenicë, o diell !!!
Diell i fale kombit nëpër vite...
Sa kush deshti ty të të ngjajë o Nënë,
O Drenica ime...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024