TEKSTI ORIGJINAL

Sikur Drini i Bardhe e i Zi,
Ka kalojne neper Shqipni,
Jem nje gjak, nje mish e asht,
S'na la hasmi per me u rritun bashk.

Jem nje gjak, nje mish e asht,
S'na la hasmi per me u rritun bashk.

O sa here vinte o njaj Drini i Bardhe,
E pytsha per ty o se kur ke me ardh,
Njani ne Prishtine o e tjetri n'Tirane,
Dyve na dha gji o e nejta nane.

Hajde vlla t'ja themi kanges,
Kanges shqip ne gjuhen e nanes,
Mjaft me lot permallimi,
Sot knojm KANGEN more TE BASHKIMIT.

Mjaft me lot permallimi,
Sot knojm KANGEN more TE BASHKIMIT.

O hajde vlla, bashk t'ja themi kanges,
Edhe amanetin ne t'ja ruajm nanes,
Nisur nga Kosova e deri n'Cameri,
Valon VEC NJE FLAMUR, E VEC NJE SHQIPNI!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024