TEKSTI ORIGJINAL

2x
O moj tokë e bekuar,
prite prite Skënderben,
se po vjen si pëllumb i shkruar,
ta shpëtoj mëmdhen hej.

Shqipëtarët t'i shpëtoj,
nga zgjedha e tiranisë,
dhe me ta jetën ta gëzoj
lirinë e barë njerëziisë,
ooooo hou hoooo, prite prite, Skënderben.

2x
Zbardhi fusha n'driti mali
nga armet e trimërisë,
hingëllonte s'mbahej kali
n'trojet t'Shqiptarisë hej.

Ka pas trima shqipëtarë
që s'u trembej syri kurrë,
në zemër të tij ka zjarr
është trim dhe buuuurr,
ooooo hou hoooo ououoh
prite prite, Skënderben.

2x
Edhe ju o të vdekurë,
merrni nga ky gëzim pjesë,
që shkuat buzëqeshur,
shpirti u pastë ndjesë hej.

u hoq nata erdhi dita,
gazi kamja e dashuria,
e vërteta e miqësia
më e shtrejta liri,
ooooohouhoouo
prite pritee, Skënderbeeen.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024