TEKSTI ORIGJINAL

Njihmëni
Ktu te ky gurë shpirt gurë ndahet Shqipëria nga Shqipëria
Zogun nga kënga e trupin nga rrënja, trungun nga toka e trupin nga koka
Ktu në qafë thanë një shekull na ndanë
Këtu në qafë thanë jetimi pret një nanë
Gjergjit do t'i nxirrte shpata rrufe, Naimit do ti digjej ma herët mushkëria
Nga pamja dhe pyetja trishtuese
A ktu e kështu ndahesh nga Shqipëria

Nga vajtoret shqip andej, nga vajtoret shqip këndej
Vajë ninullash shqip andej, ninullë vajesh shqip këndej
Këtu në qafë thanë një shekull na ndanë
Ktu në qafë thanë jetimi pret një nanë
Gjergjit do t'i nxirrte shpata rrufe, Naimit do ti digjej ma herët mushkëria
Nga pamja dhe pyetja trishtuese
A ktu e kështu ndahesh nga Shqipëria
Gjergjit do t'i nxirrte shpata rrufe, Naimit do ti digjej ma herët mushkëria
Nga pamja dhe pyetja trishtuese
A ktu e kështu ndahesh nga Shqipëria

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024