Teksti Origjinal

Një ditë e re po zgjohet
Dhe tok me të një dashuri
Gëzimin tonë përcjellin
Në rrugë, në rrugë me mijëra sy.

Si zogjtë me cicërima
Lodrojnë vogëlushët në shtëpi
Përtej dritares hapen
Një diell, një jetë, një kaltërsi.

Refreni(2x)
Me dashurinë e madhe si det
Që rritet në qiellin pa re
Me ëndrra në jetë ngarkuar të dy
Një dallgë plot dritë jemi ne.

Në krahun tënd mbështetem
Tek unë, tek unë mbështetu ti
Dhe dora mbi femijët
Si mbi të ardhmen tonë rri.

Si zogjtë me cicërima
Lodrojnë vogëlushët në shtëpi
Përtej dritares hapen
Një diell, një jetë, një kaltërsi

Refreni(2x)
Me dashurinë e madhe si det
Që rritet në qiellin pa re
Me ëndrra në jetë ngarkuar të dy
Një dallgë plot dritë jemi ne

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019