Teksti Origjinal

6 tetor 68
na u hap lajmi i vertete

na u hap lajmi o i vertete
si nradio ashtu ngazete

si ngazete ashtu nradie
se nprishtine na u majt mledhie

se nprishtine na u majt mledhie
per flamuri i i i n kuq e zie

hajde hajde o flamur-e
kastrioti o tka pas ndure

hajde hajde o bajrak-e
shqiptaria ty tka la me gjak-e

e per s'dyti kush e majti
nvlor e ngriti ismail qemajli

o flamuri rema rema
kush mos t'dasht o i plast zemra

i plast o zemra e i shkrumofte
per atdhe kurr mos u gezofte

jemi vllazer jemi shqipetar
o o o o t'mbrojm flamurin tone kombtar hejjj

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020