Teksti Origjinal

Kur me del n‘sokak

Kur me del n’sokak
Me at shtat bajrak
moj e mire
Fol moj cuce nje fjal
Maj mira n’mahall
Mos m’shiko djal shum
Jam molle e n’dalum

II
Kur me del n’aksham
Po band rite si han
Moj e mire
Kurr se la pat marre
Moj e mire e bardhe
Moj e gjat e holle
E ndaluam jam o

III
Si lule me ere
Ce dalin n’pranvere
Moj e mire
Me ata sy te zi
M’dogje zemren ti
Zoti mi ka fale
Me t’verbu o djal

III
Do t’marr me kismet
Nuse ty per jet
Moj e mire
Veshun me te bardhe
Nuse ka me te marre
Une dhe vetem une
Oj molle e ndalum

Albumieter nga Presheva

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2021