Teksti Origjinal

o knon bilbili pa u n'dal e
na ka lind sonte nje djal e
nje sternip i skenderbeut
ju ka shtue nje pushk atdheut

o gzim me te madh nuk kemi pas
sot tet motra u ben me vlla
kalun vitet e merziz
treti koha e vetmise

o jemi t'gzuar sot pa par
per her t'par po thrrasim vlla e
kerset pushka e bjen sharkia
o keng e gzim na u m'bush shtepia

o e gzofsh jeten pa hidherime
vetem keng e ligjerime
vlla i dashur shtyll e shtepis
o trashegimi i ardhmeris e

o gjithe shtepia po buzqesh
se nante drita tash jan n'dez
jan tete lule ni kajranfil
ce ban drite o mor si kandil e

kjo keng u esht kushtuar vellaut te motrave i cili ka lindur pas 8 qikave.

cofte me jet te gat

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020