TEKSTI ORIGJINAL

Kët' flamur, n'dorë e mbaj,
për kët' tokë Kuq e Zi.
Ku do janë tokat e saj,
do t'i thomë Shqipëri.

Moj Malësi, moj Malësi,
edhe ti je Shqipëri,
edhe ti je Shqipëri.

REF:

Sa t'jetoj Kosova,
sa t'jetoj Shqipnia,
bashkë me Malësinë time jeni Arbëria.
Dy, tre fe na kemi, fise sa të doni,
prej një gjaku jemi ndryshe mos besoni. (x2)

Moj Evropë, o vend i lashtë,
na ke nda, na ke coptu.
Ton' Shqiponjat me u ba bashkë,
sot a nesër me u bashku.

Moj Malësi, moj Malësi,
edhe ti je Shqipëri,
edhe ti je Shqipëri.

REF:

Sa t'jetoj Kosova,
sa t'jetoj Shqipnia,
bashkë me Malësinë time jeni Arbëria.
Dy, tre fe na kemi, fise sa të doni,
prej një gjaku jemi ndryshe mos besoni. (x3)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024