TEKSTI ORIGJINAL

I
çka o po i thotë Dema Kadrisë
A ja din rrendin burrënisë
A ja din rrendin burrënisë

O mirë ja di o bre ja kam ditë
Që tri herë o unë për mik jam fik
Që tri herë o unë për mik jam fik

II
Unë jam fik o bre jam o përvlue
Shokë e miq o more i kam provue
Shokë e miq o more i kam provue

Sa pata pula bre dhe o qurrana bre
Pata miq o pata jarana
Pata miq o more pata jarana

III
Një kjo punë o bre i paska do gajle
Zgjidhma mikun mor oxhakzade
Zgjidhma mikun mor oxhakzade

Oxhakzade prej o sojnisë
A ja din more rrendin burrënisë
A ja din more rrendin burrënisë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024