TEKSTI ORIGJINAL

I.
Demua thosh që kam një palë
saraje të larta ee
Ah sa më therte ty edhe mua
kur Demua thosh që kam një palë
saraje të larta
Ai kishte një kasolle me kashtë
Ç'binte brenda binte jashtë
I mjeri Demo, zavalli Demo
prandaj...

Ref.: Demua rrinte i kapardisur
edhe e shoqja rrinte kullundrisur (2x)

II.
Demua thosh që kam
një kalë me shalë ëë
Ah sa më therte ty edhe mua
kur Demua thosh që kam
një kalë me shalë
Ai kishte një gomar të calë
pa kapistall pa samare
I mjeri Demo, zavalli Demo
prandaj...

Ref.: Demua rrinte i kapardisur
edhe e shoqja rrinte kullundrisur (2x)

III.
Demua thosh që ha bukë
me bejlerë e pashallarë ëëë
Ah sa me therte ty edhe mua
kur Demua thosh që ha bukë
me bejlerë e pashallarë
Ai bridhte nëpër pazare
hante bukë me qenë e me zagarë
Zavalli Demo, i mjeri Demo
prandaj...

Ref.: Demua rrinte i kapardisur
edhe e shoqja rrinte kullundrisur (2x)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024