TEKSTI ORIGJINAL

Ikën, ikën krismat
ikën, ikën britmat
në Reçakun tonë

Ikën, ikën lotët
çelën borzilokët
në Reçakun tonë

dheu shumë rënkoi
qyqja mjaft vajtoi
për fatin e vet

bari përmbi varre
lisi përmbi male
sot e mot thërret

thërret, thërret, thëreeeeet

REF
E duam Kosovën
prej flakësh e nxorëm
shpirti ynë thërret
jeta jonë je vet
sot e mot jehon
Kosova zemra jonë (2x)

II.
Çelën lulekodrat
dasmat edhe lodrat
ndizen përsëri
Ibri nisi valën
shqipja puthi Sharrin
moj Kosovë për ty

Heshtën vetëtimat
erdhën, erdhën trimat
erdhën dorë për dorë
fusha shtrydhi lulet
mali pikoi gurrat
mbi emrin KOSOVË

KOSOVË, KOSOVË, KOSOVË

REF
E duam Kosovën
prej flakësh e nxorëm
shpirti ynë thërret
jeta jonë je vet
sot e mot jehon
Kosova zemra jonë (2x)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024