TEKSTI ORIGJINAL

Pa u farue, djem e qika
Jo nuk ndahet Mitrovica

Si kunorë e nji mbretëreshe
Midis Ibrit e Sitnicës
Tempull ari e lavdie
Është qyteti i Mitrovicës

Ibri ia lan faqet
I jep frymë Shala e Bajgorës
Në zgafellat e minierës
Pulson zemra e Kosovës

Pa u farue djem e çika
Jo nuk ndahet Mitrovica,
Jooo si lëshojmë ne trojet tona,
Tanë Kosova eshtë e jona, (x2)

Një pikë ujë me ia prekë Ibrit,
Një qerpik me ia lëkun Trepçes,
Çohen peshë malet e Shalës
Kallen flakë damarët e zemres

Nga bedenat e kalave
Lshohen vrik shqipet e malit
Kaçanik e Boletin
Tanë Kosova mlohet n'tym

Pa u farue djem e çika
Jo nuk ndahet Mitrovica
Jo si lshojm ne, trojet tona
Tanë Kosova është e jona (x2)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024