TEKSTI ORIGJINAL

I
Moj Prishtina trime
Zemra e Kosovës
Kemi shumë kujtime
Kurrë nuk do të harrohen

Ti na pret me zemër
Sofër krejt bujare
Na thërret me emër
Nëna shqipëtare

Ref x2
Ti je madhështore
Sot e përgjithmonë
Zemrën seç na e more
Moj Prishtina jonë.

II
Çdo djalosh, çdo burrë
Është shqiponjë Kosove
Gjakun lë n'flamur
Për këtë tokë arbnore

Vajzat e Prishtinës
Nuk e njohin frikën
Nuk i ulen dhimbjes
Duan Republikën

Ref x2
Ti je madhështore
Sot e përgjithmonë
Zemrën seç na e more
Moj Prishtina jonë.

III
Mikun pret me fli
Me gosti Kosove
Fjala të ka hije
Se i mbron këto troje

Ti je fushë e gjanë
Mbushur me bozhure
Lum moj toka nanë
s'të harrojmë ne kurrë

Ref x2
Ti je madhështore
Sot e përgjithmonë
Zemrën seç na e more
Moj Prishtina jonë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024