TEKSTI ORIGJINAL

Dardaneshë o nanë jetimash
Me dy dur për vatër trimash
Fushë e artë ku lind dylberi
Bujareshë sofrën sa qielli

Fushë e artë ku lind dylberi
Bujareshë sofrën sa qielli

Kush je ti shqipja e tufanit
Që hap krahët në mes të ballkanit
Unë jam plaka kosovare
Jam zambaku përmbi varre
Jam Kosovë jam motra e diellit
Për liri i falem qiellit

Loti i nxehtë mbi shpi të djegur
Me nji kangë ti ngjall të vdekur
Mos je motra e çamerisë
Me flamur të shqiptarisë

Mos je motra e çamerisë
Me flamur të shqiptarisë

Kush je ti shqipja e tufanit
Që hap krahët në mes të ballkanit
Unë jam plaka kosovare
Jam zambaku përmbi varre
Jam Kosovë jam motra e diellit
Për liri i falem qiellit

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024