TEKSTI ORIGJINAL

1.

Hej, tuj shetitun rreth Drinit t'zi
n'dysh mu ça zemra për ty
mu ça zemra e mu vra balli
të dy sytë m'i dogji malli (x 2)

Ref.

Tuj shetitun te Dri valëmiri
mora udhë oh kah Manastiri
mora udhë o udhë të vjetër
të marr shkronja e të shkruj letër

2.
Hej, mora shkronja e gjeta fjalë
ku është shkrue o gjuhë e gjallë
ku u nis o e ku udhë gjeti
si valë Drini o alfabeti (x 2)

Ref.

Tuj shetitun te Dri valëmiri
mora udhë oh kah Manastiri
mora udhë o udhë të vjetër
të marr shkronja e të shkruj letër

Tuj shetitun te Dri valëmiri
mora udhë oh kah Manastiri
ku o nis e ku udhë gjeti
si valë Drini, alfabeti!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024