TEKSTI ORIGJINAL

Ç'ka Kosova që lyp nanën?
E lyp nanen ooooooo
Nuk e ka për me i ba gjamën
Me i ba gjamën ooooooo
Por e ka se ka për veti
Fort e moti e pat në jeti
Hej...

Eja i her oj nanë e madhe
Përnjëmend e kem ksaj rradhe
N'dash n'Vranjevc e n'dash n'Kavni
Ndezë nanë qirat sa s'jan fikë
Ec se buka na u ka përmys
Dielli jonë sa s'është ngrysë

2.
Shtrije dorën prej Kalkute
Nënë moj nëna jonë
Për hir t'zemres, jo prej tute
Nënë moj nëna jonë
Se shumë gurrat i le pas veti
Bregu yt nuk mund t'jetë n'gjeti
Se shum gurrat i le pas veti
Bregu yt nuk mund t'jetë n'gjeti

Hej...

Eja i her oj nanë e madhe
Korba t'zi kan zbritë n'livadhe
Retë e vrugta na shkojnë përmbi
Mblidhi rrugëve njata fmi
Mblidhi i herë e mbaj në gji
Tetëdhetë vjet po rrin pa ty
Ler kalkuten moj ec n'Evropë
Nën moj nënëzo
Se ballkani fmit ti ropë
Nën moj nënëzo
Pikë e pesë tu kan ba fmit
Mblidhi ej her knojav Lavditë

Hej...

Mblidhi qengjat njikësaj loje
Se ka shumë ujq ne kto troje
Se e kanë lojën me gjarpij
E për zemër s'kan kufij
Se vjen nana zemër u jep
Krejt Kosoven e ka si djep

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024