Teksti Origjinal

Sa të mundimshme netët janë pa ty
O, pse më ike, pse më le në vetmi
I mbylli sytë në ëndërr t'shoh mor xhan
E zgjati dorën, por pranë nuk të kam.

Natën në ëndërr zërin ta dëgjoj
Por s'të kam pranë që të ledhatoj
E kush të don, i dashur, kush të mban në gji
Se zemra ime e mjera u bë prush e hi

Mos më thuaj se më harrove
Mos më thuaj se s'më dashurove
Të gjitha t'i dhurova me plotë mall e zjarr
E lotët që i kam derdhur ende nuk janë tharë

Për ata sy të shkruar fort po më merr malli
E buza jote e ëmbël zemrën se ç'ma kalli

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2021