Teksti Origjinal

Një pikë loti që m'pikoi
E kerkoj të mos pushoj
Se kjo ndarje është e vështirë
Kur të thuash LAMTUMIRË..

Veq një natë na paska mbet
Që të çmallemi përjet
Hedhim valle e këndojmë
Njani-tjetrin përqafojmë...

REF:2x
Kam një ankth në shpirtin tim
Maturant unë sot jam ba
Po lë mbrapa miqtë e mi
Si MATURA jo nuk ka...

Katër vite shpejt kaluan
E nuk kthehen ma në jetë
Pa to ndihem i vetmuar
Jo nuk është aspak e lehtë...

Kam përbrenda shumë kujtime
Që më bredhin nëpër shpirt
Oh e mira shkolla ime
Këto dit' nuk i kam prit...

REF: 2x
Kam një ankth në shpirtin tim
Maturant unë sot jam ba
Po lë mbrapa miqtë e mi
Si MATURA jo nuk ka...

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019