TEKSTI ORIGJINAL

Dola në gërxhe e në majë
si lloisesh e po qaje
Dola në gërxh e në majë
si lloisesh e po qaje.

Aman si lloisesh e po qaje
një maraz do të më hajë
Aman si lloisesh e po qaje
një maraz do të më hajë.

Aman një maraz moj do më hajë
moj marazi yt më hëngri
një maraz do të më hajë
marazi yt më hëngri.

Moj marazi yt më hëngri
bejkë moj e derdhura nga vendi
moj marazi yt më hëngri
bejkë e derdhura nga vendi.

Bejkë e derdhura nga vendi
nga balta që del ergjëndi
Bejkë e derdhura nga vendi
nga balta që del ergjëndi

Nga balta që del floriri
moj më prishe nga fiqiri
Nga balta që del floriri
moj më prishe nga fiqiri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024