TEKSTI ORIGJINAL

Ah moj jetë
Aah moj jetë

Dikush qanë, e dikush qeshë [2x]

Në rrugët e jetës ka drit' dhe errësirë
Shumë zemra i ndau fjala lamtumirë
Shumë zemra u bashkuan, dhimbjes ti bëjnë ballë
Por dikush ndrroj jetë, dikush mbeti gjallë [2x]

Te pragu i shpisë nanë e babë s'kam gjetë
n'tokën e përgjakur vetëm kisha mbetë [2x]

Jam përulur para Zotit
Ra mbi tokë pika e lotit
Shumë Kosovë për ty jam lutë
Unë jetimi i mbetur n'rrugë

Jam përulur para Zotit
m'ra mbi tokë pika e lotit
A t'kujtohet moj Kosovë
Kur më ra baba dëshmor

Ne pluhnin e rrugëve
Më mbeti rinia
Shumë lule janë djegun
Pranverat e mia

Unë isha dhe jam
Dhe do t'jem n'këtë tokë
Këtu ku një plis
Po qan për nje kokë [2x]

Te pragu i shpisë nanë e babë s'kam gjetë
N'tokën e përgjakur vetëm kisha mbetë [2x]

Jam përulur para Zotit
Ra mbi tokë pika e lotit
Shumë Kosovë për ty jam lutë
Unë jetimi i mbetur n'rrugë

Jam përulur para Zotit
m'ra mbi tokë pika e lotit
A t'kujtohet moj Kosovë
Kur më ra baba dëshmor

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024