TEKSTI ORIGJINAL

A e di sa lotë,
në faqe m'janë tretur
A e di sa fjalë,
pa ti thanë kam mbetur

A e di sa lule,
kanë qelë e janë tha
Kam jetu me ty
edhe pse s'tkam pa

Jam i ftohtë si dimri,
që s'mbaron në male
Se ti zemrës sime
veq dhimbje i fale

Plaga ime mbeti
e thellë sa një det
Ti nuk je ajo,
që harrohesh lehtë [2x]

Nëse kënga ime,
një ditë te ti vjen
atë mall dashunie,
prap te ti e kthen
do ta dish se fati,
nuk më ka buzëqeshur
por dhimbja e madhe,
gjithmonë asht e heshtur

Lyrics by: F. Muja

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024