TEKSTI ORIGJINAL

Vasilikë e bukur dhe moj
yll, o yll i vashës
psherëtimë e bardhë dhe moj
o e Ali Pashës

Dimër edhe vere qyqe
tridhjetë vjet në shkallë
po ç’pret moj e gjorë dhe moj
Aliu s’është gjallë

Në fshatin ku linde dhe moj
si hënë e gremisur
si dhogë e anuar dhe moj
mbi varr të vidhisur

Nusezeza jonë dhe moj
si një lot i grisur
vjehrra Shqipëri edhe moj
ëndërr e pazdisur

Pret e pi rakinë dhe moj
rruazë floriri
pret, e pret të vijë dhe moj
Ali Pashë Veziri

Një natë me trupin dhe moj
një natë me kokën
flë Vasiliqia dhe moj
si ngrica me tokën

Vasilikë e bukur dhe moj
yll, o yll i vashës
psherëtimë e bardhë dhe moj
o e Ali Pashës…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024