TEKSTI ORIGJINAL

Eeeej,
N'katër anët po ushton-o burija
Ngusht ish ra Hasan Fazlija

Eeeej,
Ngusht ish ra Hasan Fazlija
Ju kan` shtu-e do derte t'kqija

Ju kan` shtu o do derte t'kqija
N'Sarajevë po rrin me shpija

N'Sarajevë eu Hasani o i shkret-e,
Jetoj afër o tridhjetë vjet-e

Jetoj afër o tridhjetë vjet-e
Me familje dhe vllazën t'vet-e

Ku jetu’n t'parët e Hasanit
o ne Ratishe afër Deçanit

Dul i shkreti o muhaxhir-e,
Rrugë me rrugë tuj kërku mëshir-e

Nisi e u ngrit o u pasunue
Me ‘i boshnjake u martue

Me ‘i boshnjake u martue
Jetë luksoze o tuj kalue

Nisi e u shtu o familja e tije
Djem e vajza sa t'dush në shpije

Djem e vajza sa t'dush në shpije
O vajzë kish le ma i pari fmije

Si sorkadhe shtatë purtkë-e
Ja kanë vnue emrin Hikmete

Kur u rritë e kreu tetë-vjeçaren
Ju lut babës o t'ia baj qaren
Oh morë babë, po i thotë me m'ndigjue
N’shkolla mesme po du me shkue
N'cilën shkollë të dush me hyjë-e
Të ndihmon baba moj bijë
Vajza babës fjalën ja dredh-e,
Medicinën e kam zgjedhë-e
Nisi Hasani çik’s po i buzëqeshë-e
Moj Hikmete moj sokoleshë-e

Oj Hikmete oj sokoleshë-e
Don me u bo mori doktoreshë-e
Don me u bo moj sanitet-e
E uron o baba suksese.
Shkolla t'mesme dhe fakultete
N'qoftëse i kryn o i ke per vete.

Heeej, veç ni gja ti mos harro
Afroj mend't e mos u lazdro
Kape dijën e mos e lësho-e.
Mos t'hyn vetja n'begeni-e
Jet pa shkollë, jet pa shtëpi-e
Jet pa prind, jet pa vllazni-e
Jet pa burrë, besa jet pa fmijë-e
Jet pa plang, o jet pa votër
Jet pa shoqe, edhe jet pa motër
Jet pa t'mirat që vijnë në sofër
Me t'këndue qyqja nër kodër.

Jet pa mend, smundesh me i gjetë
Jet pa shpirt edhe jetë pa jetë
Çka ta mjellish o e korrë vetë.
Heeej,
Edhe ni gja bij’ po t'kshilloj
asamnin nuk ta duroj
Çka sun qon nuk ta ngarkoj
Jo marrinë nuk ta lejoj
Me gjithkënd me qu dashni
O s'ban mirë e s'ke dobi
Kur t'vjen puna dej aty
Zgjidhe ni perka djemni
Mos zgjedh t'vjetër po djalë t'ri
T'jetë i pastër o sikur ari
Le të jetë ni bir shqiptari
Tjetër kand baba s'ta don
Ndryshe babën e damton

Oooo,
Ruju t'keqës mos t'bohet ves
O me gjithkënd mos me lidh besë
Se i pabesi të mashtron
Ta humb jetën o përgjithmonë
Për shok t’jetës e përgjithmonë
Ni shqiptar ta kisha dhanë
Qysh na thotë kanuni i t'parit
Ti e merr ni bir t'shqiptarit
N'qoftë se m'vet mu, ban kësisoj
Jetën time se ve n’lojë
Sa për mu ba qysh të dush
Oo pa razi, nuk të vyn kërkush.

Çika e vetë babës po i thotë,
O i kanë rrjedhë dy pika lot
O mor babë o ti çka m’the
Hala jam, po thotë, e re
Kur të vjen dita për burrë
Pa qef s'martohna kurrë
Nuk ta humbi ty fytyrën
Qysh të m'thush e kry detyrën
Ja ka dhonë besën e Zotit
O n'tokë i ran do pika t'lotit.

Oooo,
Sa përmallshëm i thotë Hasani
Përhajr shkollën t'bijës ja bani
E i uroj shumë dituni
U ndan t'knaqën babë e bijë
Deri ne fund ai i ndihmoj
Çdo dëshirë pra ja plotësojë
Vajza shkollën kur e kreu
O babës e nanës shpinën jau ktheu

Eeeeej,
Shkeli besën o që e pat dhanë
O shkeli babë edhe shkeli nanë
Shkeli vendin o që e rriti
Shkeli mundin që n'dritë e qiti
Shkeli vetën që nuk diti,
Me i doktor zemrën e ngjiti,
Katërdhjetë e pesë vjeçar,
Ishte i vjetër jo beqar
Tjetër komb e tjetër farë
Katër herë ishte martue
Katër ikën e lan t'vetmuem
Katër gra, katër sorkadhe
O i ka l'shu për mendje t'madhe
Tash i erdh radha Hikmetes,
O për me zgjedh për shok të jetës

(n'aleksandrin u dashurue
e??????
e mashtroi aleksa i zi
o e murr krejt e qoj në shpi)

eeej,
Qysh kanë thanë, qysh kanë kallxue
O nona vet e ka msitnue
E msitnoi ja humbi jetën
humbi burrin dhe hikmeten
Ksi dredhi e ka i pabesi
O kjo është kajtja e interesi

Eeeej,
Aleksandri o me gjith grue
Sarajevën e ka lshu
Sall me pshtu me faqe t'bardhë
Paskan shku n'qytetin Zarë
N'dalmaci atje n'bregdeti
O shkoj Hikmetja shkoj Aleksi

Eeeeej,
Kanë gjetë punë kanë gjetë shtëpi
O tu punu për mrekulli
Kur murr vesh Hasan Fazlija
Për tradhtinë qe i bani e bija
Ja ka nis me kjajt si f’mija
Si ti ra qielli permi
Si ta lëshoj toka perfundi
Lot i rrjedhshin sikur lumi
Ju kanë k'put shpresat e jetës
O qysh Hikmetja i lujti besës

Ooo,
O Zymer po i thot Hasani
O qy Hikmetja çka na bani
Kqyre vlla more çka na gjetë
Ftyrë as nderë ma s'na ka metë
Çna ka marrë zemra gaflet
Me luftu spo di as vet
Me vra njanin sun baj gajret
Me i vra dyt pom vjen kjamet
Si t'ja baj hallin se di
Ah Hikmete o mori bij
O kot ka shkue mundi për ty!

Oooo,
Sa mërzit ish kanë Zymeri
O ja dy fjalë ja ka thanë i mjeri
Hajt mor bac o mos ki dert
Se ketë punë e ndreqi vet
Shkon Hasani tuj kujtue
Edhe vllaun e ka pik’llue
As si hahet as si pihet
Bjen në gjumë edhe nuk i flihet
Shkon në punë vendi s’i zihet
Vjen në shpi po nuk i rrihet
Tu bo plan e tu e mendue
Ja doktorin me likvidue
Ja me të me u miqasue
Me liftu s'lejon pushteti
O me u miqsu s'lejon adeti

{PT.2}
Eeeej,
U qu ni ditë e dhezi kerrin
O trup e trup, e kaloi shehrin
Sarajevën o krejt qytetin,
E la tokën e mësyni detin
Pak pa dalë more në bregdet
O u takue me ‘i shok të vet

Oo,
me Zeq Berishen osht takue
E vet Hasan ku ja ke lshue
Gjer në Zarë po do me shkue
Atje bija m'asht martue
Po shkoj tash me i vizitue
Me doktorin me u takue
A thu mundesh o me m' shërue
Gjakun pak me ma qetësue
Jam smu keq nga anemia
M'ka smu dhandri edhe e bija
Pak po qesh Hasan Fazlija,
O jo prej qefit, po nga mërzia

Eeej,
Kqyre Zeqa i tha do t'vij
O rri bre Zeq i thotë atij
Nuk muj ty atje me t'shti
N'ma dhash besën o n’shpi mem kthy
Besën Zeqë unë po ta jap
O n'shpi tande të kthej prapë
Po t'baj be në Perëndi
O ty po t'marr me hjek mërzi.

Oooo,
Te dy shokt o paskan msy
O n'qytet Zarës kokan hi
Paskan shku n'hotel me pi
Sa me shpejt Zeqa u çue
Te Aleksa n'shpi ka shkue
O i ka marre o burrë e grue
Te Hasani i paska çue
Kur i pa Hasan Fazlija
Kah po i shkonte dhandri e bija
E kanë rrok do t'dridhme t'kqija
E shikon dhandrrin me sy,
Gjaku i f’tyrës ju ka nxi
Kur per s'dyti e shikon t’binë
Zorrët e barkut ju përzinë
Ja jep dorën o me pritesë
Çka m'ke ba moj e pabesë
Qysh më qite n'flakë t'barotit
Ka me t'vra moj besa e Zotit
Pasha gjakun e Kastrioitit
Pasha trimin Skenderbe
O i pabesi s'ka mem pre
M'ke pre ti që t’kam pas bijë
Lirisht shpinën ta kam kthy
Fol Hikmete o çka po thue
O hupe vetën, o m'hupe mue

Oooo,
Të kam rrit e t'kam shkollue
Çdo dëshirë ta kam plotësue
Tash ti krejt e rrotullove,
Edhe babën e mashtrove,
Pa izë t'babës u martove
"Valla more babë unë hiç spo di
Spat nevojë kaç thellë me hi
Sa i përket martesës sime
U trashëgofshim o me gëzime
Ma pedant e ma drangue
Burrë ma i mirë, tha, svyn për mue
Shkollovan e me kulturë
O unë prej tij nuk ndahna kurrë"

Oooo,
O u ngushtu Hasan Fazlija
O fjal të randa që ia tha e bija
Aleksandrit o ju ka kthy
Po ku je mor axhami
A e din ti çka qu’jm trimni
S'asht trimni me vjedh në shpi
Me grabit vajza për shpi
Trimi asht o, thotë, me punue
Me njerstë tua me fitue,
N'luftë te shkojsh me triumfue
Nqoftë nevoja të luftosh
Me lane mrapa diçka n'kosh
Në shpëtofsh, shpëto me nder
Met’ këndu lavdi përherë,
Se shqiptari i fort si guri,
Jo s'lufton pa u mbështet për muri
Po kur t'pshtetët dije djalë
O zor asht turrin me ja ndalë!

Heeeej,
Si shqiptar e kom detyrë,
O faqebardhë me dekë me f’tyrë
Fjal mas fjala tu bisedue
Aleksandri ish idhnue
E Hasan bre, ia ka ba
O i kom pas edhe katër gra
E me to skam mujt me çue
Se të katrat i kam lshue
Tash kam marrë ni bijë shqiptare
Veç për t’urte edhe hyzmeqare
Nuk e ndrroj me mall me pare
Prej Hasanit o largue
N'allti doren e ka çue
E Hasani ju ngërmue
Mos e qo dorën n'allti
O jam Shqiptar më vjen mërzi
K’tu s'asht vend për tollovi
Por këtu asht me ngrënë me pi
Tjetër ditë kur t'vi te shpia
T'shihet nderi edhe trimnia
T'shihet nderi o Aleksandër
Kurrë në jetë tha skam pa anderr
O se ti mue po m'bahesh dhandërr

Eeeej,
Hajli koftë, koka shkrue
N'qafë më pastë Hikmetja mue
E kah Zeqa ai koka kthy,
Eja Zeqë po t'qoj në shpi
Se skam fjalë me axhami-e
Ne shpi Zeqën e ka dërgue
Besën n'vend e paska que
N'Sarajevë në shpi ka shkue
Me u marrë vesh edhe me grue
E ka dijt pse s'ka kallxue
Asaj hakun me ja pague
Jo se gjojke gruen në shpi,
Kish pas ik ajo shkue n’gjini
E Hasani çka ka ba
O në punë ai???
Po punon dej n'ora dy,
Koka dredhë e vjen në shpi
U përshëndet me f'mitë e tij
Mirë u pafshim o ju f’mi
Mirë u pafshim o ju f’mi
Nashta baba ma nuk vi

Nashta baba ma nuk vi
Pa Hikmetën smuj me u kthye

Lamtumirë Zymer Fazlija,
O vlla ty po t'jesin f’mija

O vlla ty po t'jesin f’mija
S'di a kthehna i gjallë te sh’pija

E mashtroj diqysh Zymerin
Shpejt e shpejt ai e dhezi kerrin

Shpejt e shpejt e dhezi kerrin
Oooo, n'shokë e futi, oh more revolverin

Eeeej,
Shpejt e shpejt në Zarë ka shkue,
O asht merzitë edhe asht ngushtue
Edhe n'gjeti la kerrin
Ja ka fut alltisë shanzherin
Shpinë e dhëndrit e ka msy
Drejt po shkon në zyre t'tij
Ku punonte mbas orarit
Ku ja njeh palcën dinarit

Shkeli llozin e u hap dera
Hyn Hasani o por si era
Aleksandri po rrin n’skemli
Tuj marue o do dhamb të ri

Eeej,
E kthej kryet e kur e pa,
O përpak mendja nuk e la
Ja ka lshu Hikmetes ni za
Ka ardh baba i thotë me t'pa
Shpejt Hikmetja vjen aty
Po ja lëshon babës ni sy
Ja sheh ftyrën e gjakun zi
O sikur ak’lli n'vend u ngri

Eeej,
Ec Hasani hapa hapa
Ou, shiqon anve edhe mbrapa
I ka dal dhëndrit karshi,
O i bërtet o faqezi
A din ti çka qu’jm trimni?
A ke pa shqiptar me sy
Sa fell brinat me ta i ke shti
Aleksandri n'kamë u çue
O t'lutna shpinë Hasan me ma lshue

Eeej,
Aleksander s'ta lëshoj dot
Jo pa ta mbush barkun barot
Dje t'kam folë me fjalë të buta
A kujtove o se tu tuta?
Prej barutit s'tutet Shqiptari
Na tremb miku e kurr tradhtari
Na tremb fjala si qelibari
Na kanë varë e vu ne hunjë
Na kanë zhyt me krye në ujë
Na kanë rrjepë edhe torturue
O pushkë as top s'na u ka frigue

Eeeej,
Kur t'vjen miku, Aleks, në shpi
O duhet prit me bujari
Mos kqyr tash???
Ta ka kojt bijën e shqiptarit
M'ke marre vajzën o pa m'pytë fare
Jam shqiptar, jo s'vdes me marre
Deri n'shok e ka lëshu dorën
E shkoqit ngadalë revolën
O qetash baba jau ve kunorën

Oooo,
Fort Hikmetja asht mërzit
O t'madhe çika paska brit
Ore babe ty të plaqin syt
Ndale dorën allti mos qit
T'lutna babë burrin mos ma myt
Po i afrohet me ja ngjit
Me trullue a me habit
Aleksandri ec prej tij
Edhe fijokën e ka msy
Don me marrë t'vetën allti
E Hasanit me ja kthy
Po Hasani ja ndërmori
Ou, pak ma shpejt t'vetën e nxorri

Eeeej,
Shpejt e nxurr alltinë prej shoke
Oooo, ja ka qa more 12 loke
Shpejt Hasani e humb durimin
O ja ka qitë revoles timin
Dalin plumbat si vetima
Ja mbush barkun aspirina
Me gisht t'djathtë ja ngrehi çarkun,
Plot barot ja ka mbushë barkun
Ja ka dhanë 2-3 pluma n'gojë
O me ftyrë timen nuk ka lojë.

Eeeej,
Ty Aleks të kam kallxue
Jo Shqiptarja s't'vyn për grue
Edhe i plumb në shtat ja la
N'kambë e n'durë Aleksa ra
Pa i dalë shpirti i fjalë pe flet
Qysh e lypa edhe e kam gjetë
Katra i pata, katra i lshova
Me Hikmeten u mashtrova
Jetën vetës ja shkurtova
Sja kam humb jetën sall vetës
Por ja humba dhe Himketes
Edhe i herë ban o le le,
O e lëshoj shpirti n'dysheme.

Oooo,
Çka me pa more at' Hasan Fazlinë
E vrau dhandrin, e msyni t'binë
Ja ka kthy o vajzës alltinë
O ku je e bija boshnjakes
Ti ja hupe mori jetën babës
O Hikmetja qashtu kur e pa,
Ka piskat ou e lshoj ni za
Oo n'ore tonde o baba
Nuk ka n'ore o mori bijë
Fort e shitne moj babën n'mërzi
N'punë të kqija o mori mu m'ke shti
M'ke marrë ftyren, edhe m'ke marr nerin
Prite tash, mori revolverin
O ja ka kthejke vajzës vallterin
Turr po bon Hikmetja ik prej tij
Nëpër sobë e po i ban dredhi
Ky Hasani o i ka dal në pritë
Rrept valltari paska kërsitë
E i ka qet mor veç dy pluma t'zi
Murën qikën o bash nër bri
Pa i dalë shpirti, oh po bon "oj nanë
Me tradhtu po thotë koka randë
Ja ka nis o me u valavitë
Gjak për goje ja ka nis me qitë
Kur e pa ai Hasan Fazlija
Se i dul shpirti, poi vdiqte e bija
Ja ka nis o me kjajt si fmija
Kjanë Hasani e edhe rënkon
Jetën vetit o po ja shkurton
Ai në fyt vetin e shënon
O i dha zjarr e jehoj alltia,
Vdiq e shkoj o Hasan Fazlija
Mbi Hikmeten o u mbështet
Përmi gjoks të evladit t'vet
Që të tre, o i ka mlu gjaku
Simas veprës Hasan ju dha haku
Prite punën oh pa u ba
O se kur t'bahet o,
Eh more mos ban za-e.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024