TEKSTI ORIGJINAL
S'ka në botë më të mirë,
se sa ti moj nëna ime.
Sa e dashur, sa e dlirë,
sa puntore dhe sa trime.
Me te gjithe je e qeshur
dhe nga goja nxjerr veç mjalte.
Fjala jote rrjedh nga zemra,
sytë e tu ç'vështrim të qartë. "2x"
Refreni x2
Ti je det o det i gjerë,
plot me ndjenja, ëndërrime.
Dashurinë, për atdhenë,
ma rrënjose nëna ime. "4x"
Dashurinë për atdheun,
për atdheun ton të shtrenjtë.
Mi skalite thellë në zemër,
se je nënëz, e vërtetë.
Ndaj të dua si vetë jetën,
kur të shoh ty të gëzuar.
Kur këndoj për ty moj nënë,
për gjith nënat kam kënduar."2x"