TEKSTI ORIGJINAL

Thrret Kosova
Ku i kam djemt o zot me m'dal
N'flak te luftes
Nga mergimi vjen nji djal

Si rrufeja
Qe shpon qiellin zjarr kur shkrepi
Ne Koshare
Po lufton Safet Rexhepi

Ushton bjeshka
Per liri digjet si pjeshka

Ref...
Hej sa her te lind dielli
N'Kosov e n'Shqipni
Ni rreze t'liris
Ta fal ty

Kujtimin e mallin
Koha nuk i treti
Lavdi t'kjoft
Safet Rexhepi x2

Plag e zjarre
I ran mbi kok hordhit e serbit
Thot Safeti
Un jam nip i Aziz Rexhepit

Pysin malet
Ç'asht ky trim
Qe perball hasmit
Rrin ne kame

N'drras te zogut
Me pushk ner ball
Pika e djalit
N'gjak po i lan lulet e Majit

Ref...
Hej sa her te lind dielli
N'Kosov e n'Shqipni
Ni rreze t'liris
Ta fal ty

Kujtimin e mallin
Koha nuk i treti
Lavdi t'kjoft
Safet Rexhepi x2

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024