TEKSTI ORIGJINAL

Kur hyna n´porte t´kalase
Dy çeshmet i pashe karshi
Ja merr zemren fukarase
Fjale te mire dhe bujari

Vall c´do t´jet port´ e kalas
Arifi ceshmet i di
Si ke mbreti i Qerbelas
Ashtu ndodhi nje texheli

Hem Irfan hem burhan
Jam meledh te gjithe ke ti
Ti vetem na ban derman
Te kemi njofte qy n´ezeli

Vaj akshami garibane
Kur ngryse nje jabanxhi
Bujari s´asht ba pishman
E merr mikun ne shtepi.
Buzen hilalli ahem
Gjuha nxjerr fjale te zjarrta
Ah c´me fike o dilber
Me ato shenja gjith te arta.
Dola n´pjace te Bezistanit
E pashe rrugen e Maxharise
S´vyshket lulja Elbasanit
S´mehet sofra e bujarise.
N´aksham vete ne mejhane
Pij nji kupe per mikun e vjeter
Oh Myzyr or divane
Mos t´kaboj njeri tjeter.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024