TEKSTI ORIGJINAL

Po na thërret Kosova (heu)
shpirti po na djeg,
nisen nga Poroj (heu)
trimat tanë me fletë,
shqipet me dy fletë.

Po gjëmon Kosova (heuu)
gjakun n'ballë na ngriu,
niset për Koshare (heu)
trim Mujdin Aliu,
trim Mujdin Aliu.

Lamtumirë oj nanë,
e ti babë Qerimi.
Vetë më mësuat si duhet atdheu,
si bahet betimi.

Refreni:
Jam djalë nga Tetova,
më ka thirrë atdheu,
vetë Adem Jashari,
gjaku i Skënderbeut.
Asgjë në botë nuk deshta,
ma shumë se lirinë.
Gjaku im le t'bahet dritë,
dritë për Shqiptarinë.

Po nxen nga Kosova (heu)
flaka e lirisë.
Kthehet nga Kosharja (heu)
lulja e trimnisë,
lulja e trimnisë.

Babë Qerimi ashpër (heu),
largohu i thotë natës,
mirë se vjen n'Poroj (heu)
o flamur i babës,
o flamur i babes.

Lamtumirë oj nanë,
e ti babë Qerimi.
Vetë më mësuat si duhet atdheu,
si bahet betimi.

Refreni:
Jam djalë nga Tetova,
më ka thirrë atdheu,
vetë Adem Jashari,
gjaku i Skënderbeut.
Asgjë në botë nuk deshta,
ma shumë se lirinë.
Gjaku im le t'bahet dritë,
dritë për Shqiptarinë.

Jam djalë nga Poroj (hej),
më ka thirrë atdheu,
vetë Adem Jashari,
gjaku i Skënderbeut.
Lulkuqja e Kosovës,
sot n’zemër më mbiu.
Shqipe nga Poroja jam,
vetë Mujdin Aliu.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024