TEKSTI ORIGJINAL

Aaaj na shkoj jeta,
n'terr te zi...

I

Na shkoj jeta n'terr te zi
si per pleq edhe per t'rij
çe sa vjet o ne robni
pa flamurin kuq e zi
As ne shpi rahat s'kem kan
mos me pas buk me ngran
njeri çysh duron!...

U shperndam o neper bote
n'Amerike edhe Evrope
veç prej zori jo per qef
kush don v'lla me pa gazep
Me punu ngurbet o shoke
larg me trup dhe me mend
atje ne Kosove...

II

Eeej, moj Kosove moj trimnesh
dikur qajshe tash po qesh
boll o vllazen kem duru
e sa vjet i kem dhuru
kush me ndihma e kush me gjak
çka kem pas ja kem fal
s'kem kursy aspak...

S'e harojme vendlindjen ton
se n'vend t'huaj askush s'na don
s'ka ma keq se larg me kon
malli vendit po t'mundon
me ja puth o pragun shpis
ku jem lind e i kalum
ditet e rinis...

III

Heeheej,
sa shume zemrat na jan g'zu
tash Kosova ka lulezu
do te bejm bashkim kombetar
me nje shtet o plot shqipetar
çka po lypni armiq te zij
asnjeher ne kete vend
skeni per me hi!...

Na vendlindjen ta ndertojm
amanetin n'vend ta çojm
tash ne fund nje porosi
per te gjith vllaznit e mi
qe jetojn n'gurbet te zij
veç nje fjal du me ja'u than:
"more mos haroni
KUR' vendin tone"!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024