Teksti Origjinal

Syte i mbante lart drejtuar qiellit
Me fjale urtesie ndjellte lirine
Me dashuri gjalle e mbante shpresen
Per Kosoven e tij ne petkun e ri

Kur u skuqen dhe valet e Drinit
Nga gjaku i djemve te Dukagjinit
Kur qielli gjemonte nga predhat
Bresheri

Kur u shua dhe vaji i foshnjes
Kur u shua gjemimi i nenes
As atehere nuk u shua shpresa
Per liri

Syte i mbante lart drejtuar qiellit
Me fjale urtesie ndjellte lirine
Me dashuri gjalle e mbante shpresen
Per Kosoven e tij ne petkun e ri

Kur u vershuan hordhite gjakatare
Sollen vdekjen e zjarrin e ferrin
Nuk u tremb zemra e shqiptarit
Luftetarit

Dhe qendroi ne radhen e pare
I flijuar per token shqiptare
Ismet Gashi sebashku me djemte
E anes se Drinit

Kur vershuan hordhite gjakatare
Lan Dovicen shkrumuan ne zjarre
Nuk u tremb zemra e shqiptarit
Luftetarit

Dhe qendroi ne radhen e pare
I flijuar per token shqiptare
Ismet Gashi sebashku me djemte
E anes se Drinit

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2021