TEKSTI ORIGJINAL

D.M.K verse 1

jeta eshte rrug e gjat nese shpeton nga gropat thithse/
secili e ka nje teori me histori bindese/
konfuzion i krijuar nga limiti i njohuris/
kafshet mendojn se arriten kulmin e dituris/
une e kuptoj nese sdin not, ti do te notosh ne breg te detit/
po nuk pati qorra, nuk ushqehen horrat e shtetit/
e kuptoj qe ska njeri perfekt ne ket jet/
por pse kto dhi te zgjebosura e mbajn bishtin perpjet/
une besoj qe ka nje zot por nuk jam aspak fetar/
nese ti beson nga frika, ti nuk je besimtar/
sepse feja eshte nje perrall qe vet njeriu e ka shpik/
nuk mendoj qe zoti me krijoi qe une ta kem frik/
ehh sa here qe e hap gojen, une perdor llogjik, une flas me tru/
ehh mendoj qe ne mendjen tende mendon dhe ti gjithashtu/
e prandaj fjalet e mia per ty nuk kan vler/
se kur jeton ti ne mes te plehrave, nga ta dish ti qe je plehre/

D.M.K refreni

nese jeta eshte thjesht nji loj/
nese endrrat ty te ngacmojn/
kur dridhet toka, verja veshin tokes/
fjalet qe une flas jan ushqim per trut e kokes/

D.M.K verse 2

mos u merr me jeten e tjetrit por te tenden rregullo/
nese dikush ecen perpara mos e paragjyko/
se te gjith kan opinione te gjith mendojn se kan nje zgjidhje/
ehh pellasin si lop edhe flasin palidhje/
por e mbaj veten gjall, shpresa tek une akoma ska vdekur/
qe te gjej nje cop tok ku erresira se ka prekur/
te gjej nje burim, te pij uje shpirti im/
qe akoma ska arritur ta helmoj ndonje viktim/
eshte nje cudi, pse ka shum filozofi/
ka dhe nga ata qe sduan tja din, shum mir e di/
por po se vrave trurin per pyetjet qe ka jeta/
te tjeret te komandojn e mbetesh larg nga e verteta/
eshte mir te lexosh por me mir kur shkruan vet/
nese ti e hap zemren, edhe zemra jote flet/
nese ti e lejon veten ateher ti gjen kuptim/
edhe po i hape veshet truri jot gjen ushqim/

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024