TEKSTI ORIGJINAL

Tung ju them unë
Nga ky vend që veç pret
Plotë njerëz të rinj
Që vinë e nuk shkojnë
E bëjnë çfarë të dojnë
Qytetin tim e lëndojnë
A merr fund
Ky ankth e ky sulm
Që të vret kaq shumë
Apo kam faj unë
Që rrugën se gjej
Në qytetin tim
Jetim pa askënd ta udhëheqë

Ref.
Është e prishur e trishtuar
Prishtina që unë e kujtoj
E dënuar gjithnjë e huaj
Pa fatin që dikush ta dojë 2x

Nuk janë më
As druri ku rrinim të dy
As lumi ku vetën pamë në sy
As rruga ku kalonim ne
Jo më nuk është sikur dje
Humbe ti, humba unë
Humbëm ne, që nuk bëmë më shumë
Për këtë qytet ku asgjë nuk mbet
Në vendin e vet si dikur

Ref.2x
Është e prishur e trishtuar
Prishtina që unë e kujtoj
E dënuar gjithnjë e huaj
Pa fatin që dikush ta dojë

Asgjë më nuk mbet
Në këtë qytet
Asgjëja tash është identitet
Asgjënë e jetojmë
Asgjënë e prodhojmë
Asgjë s do ndryshoj
As kjo këngë që e këndoj
Ngrihu tani
Rrugëtimi ndryshoj
Nuk mund të vazhdosh
Në një gjendje si kjo
Ti mund të gjykosh
Dhe ti mund të ndëshkosh
Gjithë ata që lejuan një gjendje si kjo

Ref.
Është e prishur, e trishtuar
Prishtina që unë e kujtoj
E dënuar gjithnjë e huaj
Pa fatin që dikush ta dojë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024