TEKSTI ORIGJINAL

Hashimi...
Mir se m'vjen ti djal dai
Mir se m'vjen prej Diaspori

Shaqiri...
Mir se t'gejta n'der te odes
Mir se t'gjeta o burr Kosove

Hashimi...
O çka kemi n'Diaspor
A jeni krejt shnosh e mir

Shaqiri...
Jemi bo krejt pik e pest
Prej se u ba Kosova e lire

Hashimi...
A per guhen kapedash
S'muj pa ti thane dy tri fjal

Shaqiri...
Fol o burr hej tu gezoft zemra
Si me fole baba me djal

Hashimi...
Çka me fol kah me ja nis
Ju tash krejt po merrni uj
Keni harrue krejt Kosoven
Si me kon bash toka e huj

Shaqiri...
Kush po t'thot e kem harru
A s'po t'shohin hiç dy syt
Her per toke e her per qiell
Ne Kosove na vijme perdit

Hashimi...
Ju po vini e po ikni
Atje ku punt jan ma mir
Shpejt harruet kur fjale çojshit
Mirupafshim n'Kosov t'lire

Shaqiri...
Ashtu ishte para lufte
Ashtu krejt kemi pas thane
Po me ardh ne lloç e n'terr
Me fol t'drejten s'po na e man

Shaqiri...
Heu prit pak o burr i dheut
Edhe un pak du me t'vet
A po mjellni a po korrni
Qysh ju murr vera sivjet

Hashimi...
Qysh me marr vera pa pun
Kush me mjell a kush me korr
Sa zgat dita sa bjen nata
N'mesinxher po rrim tuj fol

Shaqiri...
Hajde hajde çka po thu
Qysh po m'rrini pa punu

Hashimi...
Veç po presim kah fryn era
Kush po del ma shum te dera

Shaqiri...
Edhe grat ishin ba t'rana
Pa lujt vendit allafranga
Tuj i pi kafet me naze
Po ju ardhke buka taze

Hashimi...
Qysh kur hyni ky far Kfori
Grat kan burrat si rrug zori
Nuk gatujn nuk lajn pelena
Rrijt tuj kqyr telenovela

Sebashku...
Mos u kaj o burr i dheut
O sternip i Skenderbeut
Qe sa vjet nuk jemi kry
Gjith tuj lyp Demokraci.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024