TEKSTI ORIGJINAL

O do t’ja marr nji ashikishte
Se k’to kangë shpirti m’i don-e.
I: I knon zemra e beqarit
Zemra e djalit of ai! :I
I knon zemra e beqarit
Qi po digjet si flakë zjarri
O kangë të vjetra kangë plot zjarre
Që të djegin për së gjallë
Djegin pjekin porsi qiri
Kurr mos ju tret’t nuri of ai!
O kangë të vjetra gjakovare
O janë të buk’ra dhe krenare
Brez pas brezi do t’i knojmë-e
Kurr për jetë s’do t’i harrojmë of ai!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024